Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

DOKUMENT: Kurti e avancon Manxhukën, nga zëdhënës të partisë e bën zëdhënës të Qeverisë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/02/2026
in Lajme
0
DOKUMENT: Kurti e avancon Manxhukën, nga zëdhënës të partisë e bën zëdhënës të Qeverisë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arlind Manxhukën Zëdhënës të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nga zëri i partisë në zërin e shtetit.  Kështu mund të përshkruhet lëvizja e fundit në Zyrën e Kryeministrit.

Kryeministri Albin Kurti ka vendosur ta avancojë Arlind Manxhukën, zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e emëruar në pozitën e Zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës.

Në vendimin zyrtar të siguruar nga Demokracia.com, të nënshkruar nga Kurti thuhet se Manxhuka, i cili njëkohësisht është edhe Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit, do të kryejë detyrat dhe përgjegjësitë që parashihen me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe detyra shtesë të caktuara nga Kryeministri.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 94 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke u bazuar në nenin 9 (1.3), nenin 13 (2 dhe 5) dhe nenin 17 (2) të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe nenin 24 (1) të Rregullores (QRK) Nr.04/2026 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive, nxjerr: Z. Arlind Manxhuka emërohet Zëdhënës i Qeverisë, i cili njëkohësisht është Këshilltar Politik i Kryeministrit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

 

Zëdhënësi i Qeverisë është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Zëdhënësit të Qeverisë janë të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe kryen detyra të tjera shtesë të caktuara nga Kryeministri.

Marrëdhënia e punësimit e Zëdhënësit të Qeverisë përfundon me mbarimin e mandatit të Kryeministrit, nëse ky emërim nuk ndërpritet më herët.

“Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Kryeministri. Vendimi i dërgohet: Z. Arlind Manxhuka, Zëdhënës i Qeverisë / Këshilltar Politik i Kryeministrit Shefit të Stafit të Kryeministrit. Sekretarit të Përgjithshëm të ZKM-së”.

Arlind Manxhuka, deri tani ka qenë zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili njihet për mbrojtjen e fuqishme publike të qëndrimeve të partisë dhe të Kryeministrit Kurti./Demokracia.com/.

Related

Previous Post

“Rusët po bëjnë lojëra, lufta duhet të mbarojë tani!” – Zelensky: Putin një aktor i keq, po luan me gjithë botën

Next Post

Presidentja Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Next Post
Presidentja Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Presidentja Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.