Dokumente të reja të publikuara në SHBA kanë rikthyer vëmendjen mbi çështjen e biznesmenit të ndjerë Xhefri Epstajn, i dënuar për trafikim seksual. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, në materialet e deklasifikuara përfshihet një email ku pretendohet se Epstajn ka urdhëruar që trupat e dy grave të groposeshin pranë ranços së tij “Zorro Ranch”, në New Mexico.
Emaili, i cili thuhet se është dërguar në vitin 2019 nga një person që pretendon se ka punuar në pronën e Epstajnit, përmban akuza të rënda lidhur me rrethana të dyshimta të humbjes së jetës së dy grave dhe mbulimin e ngjarjes.
Rasti i Xhefri Epstajnit vazhdon të ngjallë reagime dhe interes të madh publik, edhe pas vdekjes së tij në vitin 2019, teksa autoritetet amerikane kanë publikuar mijëra faqe dokumentesh, email-e dhe materiale të tjera që hedhin dritë mbi aktivitetet e tij dhe rrjetin e personave të përfshirë.
Hetimet lidhur me këto pretendime mbeten ende në fazë shqyrtimi, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht akuzat e reja./Qendra.INFO

