Donat Gashi, ekonomist i diplomuar dhe me përvojë në sektorin publik, është një nga kandidatët për Asamblenë Komunale të Prishtinës në zgjedhjet lokale që po afrojnë. Ai garon nën siglën e Nismës Socialdemokrate, me numrin 4 në listë, ndërsa partia renditet me numrin 186 në fletëvotim.
Aktualisht, Gashi punon në shërbimet publike të Komunës së Prishtinës, ku ka treguar përkushtim dhe profesionalizëm në menaxhimin e nevojave të qytetarëve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore. Ai vjen në politikë me përvojë praktike dhe njohuri të thella për funksionimin e administratës lokale, gjë që e bën atë një kandidat të përgatitur për të kontribuar në përmirësimin e qeverisjes komunale.
Në platformën e tij, Donat Gashi premton fokus në:
-
Përmirësimin e shërbimeve publike, me theks në efikasitet dhe transparencë,
-
Zhvillimin ekonomik lokal, duke mbështetur iniciativat për punësim dhe ndërmarrësi,
-
Rritjen e përgjegjësisë institucionale dhe komunikimin më të drejtpërdrejtë me qytetarët.
“Kam zgjedhur të kandidoj sepse besoj se ndryshimi nis nga brenda – nga njerëzit që e njohin sistemin dhe janë të gatshëm të punojnë për ta bërë më të drejtë dhe më efikas për të gjithë,” është shprehur Gashi në një deklaratë për media.
Ai fton qytetarët e Prishtinës që më 186, të rrethojnë numrin 4, për të zgjedhur një përfaqësues që e njeh realitetin dhe është i gatshëm të punojë në shërbim të interesit publik.