Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Dorëzohet qeveria në detyrë: Ia jep RTK-së hua mbi 2 milionë e 500 mijë euro

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/08/2025
in Lajme
0
Dorëzohet qeveria në detyrë: Ia jep RTK-së hua mbi 2 milionë e 500 mijë euro
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka aprovuar kërkesën për hua nga RTK-ja.

Si rezultat, qeveria ka ndarë mbi 2 milion e 500 mijë euro për Televizionin Publik të Kosovës.

 

Kjo vjen pas shumë reagimeve lidhur me pagat e punëtorëve, që nuk i kanë marrë tash e 15 ditë.

Njoftimi:

 

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje elektronike, në të cilën ka:

– Miratuar kërkesën e Komunës së Mitrovicës së veriut për ndarje të mjeteve financiare në shumë prej 24,236.29 euro dhe shtim të dhjetë (10) pozitave të reja në Komunën e Mitrovicës së veriut;

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për transfer të mjeteve buxhetore në shumë prej 2,300,000 euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve “Investime Kapitale”, për përkrahjen financiare të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme për blerjen e makinerive të avancuara prodhuese dhe përpunuese;

– Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumë prej 489,932.72 euro të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, për Ndërmarrjen Shoqërore PRN046 “FAN Zahir Pajaziti”;

 

– Miratuar në parim kërkesën për huamarrje deri në 2,540,000 euro të Radio Televizionit të Kosovës për qëllime të likuiditetit të transmetuesit publik.

Related

Previous Post

Prizren – Pesë lëmosh-kërkues largohen nga rruga; në Suharekë arrestohet një person i dënuar me burg

Next Post

Putin jep mesazhin, viziton memorialin e bashkëpunimit ruso-amerikan para takimit

Next Post
Putin jep mesazhin, viziton memorialin e bashkëpunimit ruso-amerikan para takimit

Putin jep mesazhin, viziton memorialin e bashkëpunimit ruso-amerikan para takimit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.