Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Lajme

Drejtuesja e QIKA’ve reagim ndaj sjelles së gazetarit të Klanit, Kron Sadikut

Leonida Molliqaj drejtuesja e Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA.

10/04/2025
in Lajme
Reading Time: 4 mins read
Drejtuesja e QIKA’ve reagim ndaj sjelles së  gazetarit të  Klanit, Kron Sadikut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Leonida Molliqaj drejtuesja e Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA, njëherit edhe aktiviste për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj sjelljeve “shpifëse e të pa drejta” nga ana e gazetarit të Klan Kosova, Kron Sadiku.

“Dje, mora një telefonatë nga gazetari Kron Sadiku i cili më ftoi të jem pjesë e emisionit Kosova Today, për të diskutuar rreth rastit të fundit të dhunimit të një të miture në Kosovë. Siç ia bëra të qartë në telefon, për shkak të angazhimeve tjera, pjesëmarrja nuk ishte e mundur.
Pas këtij refuzimi, në mënyrë hipokrite gazetari Sadiku filloi të shpifë kundër organizatave feministe në Kosovë, duke pretenduar se “po duhet burrat të dalin të flasin për rastet e grave, ndërsa ju organizatat po i keqpërdorni fondet.” Madje, nuk hezitoi të përmendë me emra edhe organizata ndërkombëtare dhe deklaroi se është i gatshëm të realizojë një emision të posaçëm “me fakte” për kinse keqpërdorimin që po bëjnë organizatat e grave në kurriz të kauzës feministe” ka shkruar ajo në profilin e saj në rrjetin social facebook.

– Më poshtë ë shtë reagimi i plot I aktivistes Molliqaj:

“Dje, mora një telefonatë nga gazetari Kron Sadiku i cili më ftoi të jem pjesë e emisionit Kosova Today, për të diskutuar rreth rastit të fundit të dhunimit të një të miture në Kosovë. Siç ia bëra të qartë në telefon, për shkak të angazhimeve tjera, pjesëmarrja nuk ishte e mundur.
Pas këtij refuzimi, në mënyrë hipokrite gazetari Sadiku filloi të shpifë kundër organizatave feministe në Kosovë, duke pretenduar se “po duhet burrat të dalin të flasin për rastet e grave, ndërsa ju organizatat po i keqpërdorni fondet.” Madje, nuk hezitoi të përmendë me emra edhe organizata ndërkombëtare dhe deklaroi se është i gatshëm të realizojë një emision të posaçëm “me fakte” për kinse keqpërdorimin që po bëjnë organizatat e grave në kurriz të kauzës feministe.
Për më tepër, ai vazhdoi të flasë edhe për një aksion të mëhershëm të QIKA-s, duke pretenduar se ne “kemi rrezikuar jetën e punëtorëve të Klan Kosovës” duke iu referuar aksionit simbolik për rastin Atilla Kardesh.
E PARA: Gjuha dhe toni kërcënues i gazetarit Sadiku ndaj meje janë absolutisht të papranueshme. Këtë ia kam bërë të qartë atij personalisht, dhe sot edhe drejtorit të Informacionit të Klan Kosovës, Gazmend Syla. Askush nuk ka të drejtë e as nuk guxon të më drejtohet në atë mënyrë mua dhe asnjë aktivisteje tjetër.
E DYTA: Akuzat dhe shpifjet për keqpërdorime financiare ndaj organizatave që punojnë çdo ditë për të drejtat e grave në Kosovë janë një taktikë e njohur për ne. Këto sulme synojnë të delegjitimojnë punën tonë dhe të nxisin mosbesimin e publikut ndaj kauzës për barazi gjinore. Në diskursin anti-gjinor, aktivistet feministe shpesh përshkruhen si “keqpërdoruese fondesh” që përdorin kauza të ndjeshme për përfitime personale. Kjo retorikë seksiste mundëson që gratë aktiviste të jenë cak i sulmeve dhe t’iu bëhet edhe më i vështirë angazhimi në jetën publike.
E TRETA: Është hera e tretë që QIKA akuzohet nga Klan Kosova se kinse ka dashur ta djegë ndërtesën e këtij mediumi, duke “rrezikuar jetën” e punëtorëve brenda saj. Na kanë quajtur huligane, të dhunshme, dhe kanë deklaruar se kemi vënë në rrezik jetën e herë 200, herë 500 punëtorëve. Kjo është një akuzë e rëndë, plotësisht e pabazë. Aksioni ynë përfshinte përdorimin e mjeteve piroteknike, për të cilin kemi marrë përgjegjësinë menjëherë pas realizimit. Të drejtën për të protestuar nuk mund të na ndalë askush.
E KATËRTA: Klan Kosova është dëshmuar si një medium seksist. Nga Big Brother e deri te Kosova Today, ky medium vazhdimisht ka publikuar përmbajtje që riprodhon stereotipe gjinore dhe normalizon dhunën ndaj grave. Për rastin Atilla Kardesh, Klan Kosova është dënuar me 30,000 euro nga Komisioni i Pavarur për Media për promovim të dhunës gjinore dhe mungesë etike në raportim. Hiq më larg se pesë ditë më parë, Kosova Today ftoi sërish në studio një burrë të dënuar për dhunë fizike dhe seksuale ndaj gruas së tij. Kjo nuk është rastësi por është politikë redaktoriale që synon numrin e klikimeve në kurriz të grave dhe bash për këtë jemi duke përgatitur ankesën e radhës që do ta nisim në KPM. Normalizimi i dhunës ndaj grave në studio televizive nuk do të lejohet!
Këto sulme nuk janë personale ndaj nesh por ndaj vetë lëvizjes feministe në Kosovë. Janë përpjekje për të frikësuar, për të heshtur dhe për të kontrolluar zërat e grave që ngrihen kundër padrejtësive. Por kjo nuk do të ndodhë. As unë, as QIKA dhe asnjëra prej nesh nuk do të ndalemi. Ne jemi shumë, të organizuara dhe nuk tërhiqemi.
Ftojmë edhe mediat të na bashkohen në këtë qëllim” ka shkruar drejtuesja e QIKA’ve.

Related

Previous Post

Koalicion PDK-VV, Çitaku: Hendeku mes nesh është i madh dhe i thellë

Next Post

‘Shtrenjtimit të rrymës’, AKB paralajmëron: Gjithçka bëhet me çmim më të lartë për 4-5 për qind

Next Post
‘Shtrenjtimit të rrymës’, AKB paralajmëron: Gjithçka bëhet me çmim më të lartë për 4-5 për qind

‘Shtrenjtimit të rrymës’, AKB paralajmëron: Gjithçka bëhet me çmim më të lartë për 4-5 për qind

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Parashikimi i motit për të premten: Vranësira, reshje dhe intervale me diell në rajon

Parashikimi i motit për të premten: Vranësira, reshje dhe intervale me diell në rajon

09/05/2025
“Qelbësira” dhe “analfabet milioner” – Ministri Faton Peci sulmon ashpër gazetarin Ermal Panduri

“Qelbësira” dhe “analfabet milioner” – Ministri Faton Peci sulmon ashpër gazetarin Ermal Panduri

08/05/2025
‘Shqipëria pararendëse’ – Konferenca e pestë për negociatat më 22 maj, Rama: Hapim tetë kapituj të rinj

‘Shqipëria pararendëse’ – Konferenca e pestë për negociatat më 22 maj, Rama: Hapim tetë kapituj të rinj

08/05/2025
Kisha Katolike mirëpret Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV

Kisha Katolike mirëpret Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV

08/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Parashikimi i motit për të premten: Vranësira, reshje dhe intervale me diell në rajon

Parashikimi i motit për të premten: Vranësira, reshje dhe intervale me diell në rajon

09/05/2025
“Qelbësira” dhe “analfabet milioner” – Ministri Faton Peci sulmon ashpër gazetarin Ermal Panduri

“Qelbësira” dhe “analfabet milioner” – Ministri Faton Peci sulmon ashpër gazetarin Ermal Panduri

08/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info