Posta e Kosovës ka lansuar një seri të re të pullave postare me imazhin e këngëtares me famë botërore Dua Lipa, duke e kthyer atë në një simbol zyrtar të krenarisë kombëtare.
“Le të jetë çdo letër një kujtesë: Zëri i vendit tonë jehon në të gjithë globin,” është shkrimi që shoqëron lansimin me hashtagun zyrtar #DuaLipaVibes.
Kjo iniciativë vjen në nderim për artisten kosovare, e cila ka bërë që emri i vendit tonë të dëgjohet në mbarë botën përmes muzikës dhe suksesit të saj ndërkombëtar.