Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Duart e lidhura dhe sytë e mbuluar, Trump publikon fotografinë e parë të Maduro-s pas arrestimit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/01/2026
in Lajme
0
Duart e lidhura dhe sytë e mbuluar, Trump publikon fotografinë e parë të Maduro-s pas arrestimit
0
SHARES
42
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, është arrestuar dhe nxjerrë nga vendi gjatë një operacioni në shkallë të gjerë të forcave amerikane në kryeqytetin Karakas, ka bërë të ditur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Sipas njoftimit, bashkë me Maduron është ndaluar edhe bashkëshortja e tij.

Trump ka publikuar fotografinë e parë të Maduro-s pas arrestimit, ku ai shihet me duar të lidhura dhe sytë e mbuluar, teksa po transportohet drejt Shteteve të Bashkuara. Sipas presidentit amerikan, destinacioni është New Yorku, ku Maduro pritet të përballet me akuza në një gjykatë federale në Manhattan.

Pamja e publikuar ka shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare dhe ka dominuar mediat globale, duke u cilësuar si një moment historik për krizën politike në Venezuelë.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se Maduro akuzohet për vepra penale që lidhen me trafik droge, organizata kriminale dhe armë, ndërsa detaje të tjera mbi procesin gjyqësor pritet të publikohen në ditët në vijim.

Arrestimi i tij shënon një kthesë të madhe në zhvillimet politike të Venezuelës dhe në përplasjet e gjata mes regjimit të Karakasit dhe Uashingtonit./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Trump paralajmëron presidenten e Meksikës: Kartelët e drogës po e drejtojnë vendin, jo qeveria

Next Post

Paralajmërimi i Trump: Ajo që i ndodhi Maduros mund tu ndodh liderëve të tjerë

Next Post
Paralajmërimi i Trump: Ajo që i ndodhi Maduros mund tu ndodh liderëve të tjerë

Paralajmërimi i Trump: Ajo që i ndodhi Maduros mund tu ndodh liderëve të tjerë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.