Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Duda Balje konfirmon mandatin në Kuvend, flet edhe për votën ndaj “Kurtit 3”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/01/2026
in Lajme
0
Duda Balje konfirmon mandatin në Kuvend, flet edhe për votën ndaj “Kurtit 3”
0
SHARES
186
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duda Balje ka konfirmuar se ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Në një përgjigje për Indeksonline, Balje ka bërë të ditur se bazuar në rezultatet aktuale, mandati i saj tashmë është i garantuar.

“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht, kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit,” ka deklaruar Balje.

E pyetur nëse do ta votojë formimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga Albin Kurti, Balje është shprehur se është ende herët për një qëndrim përfundimtar.

“Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione,” ka theksuar ajo.

Sipas rezultateve preliminare, subjekti politik i Duda Baljes ka arritur të sigurojë gjithsej 2,427 vota në këto zgjedhje./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Të gjitha sekretet e operacionit: Ja si arriti SHBA të fusë në grackë Maduron

Next Post

Senatori amerikan paralajmëron se “ditët e Kubës janë të numëruara”

Next Post
Senatori amerikan paralajmëron se “ditët e Kubës janë të numëruara”

Senatori amerikan paralajmëron se “ditët e Kubës janë të numëruara”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.