Duncan foli para trupit gjykues për spastrimin etnik në Kosovë.
“Shqiptarët e Kosovës kanë qenë pjesë e një aparteidi gjatë kohës së Millosheviqit. Kanë qenë të përjashtuar nga pjesëmarrja në qeverisje dhe gradualisht e gjithë kjo solli spastrimin etnik që e kemi parë të gjithë”.
“Ishin të ndryshëm nga shqiptarët e Shqipërisë. Sipas mendimit tim, nuk e kishin humbur afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Ishin të lidhur me njëri-tjetrin. Po spekuloj. Ju lutem mirëkuptojeni që thjesht është mendimi im.
Shqiptarët e Shqipërisë janë të ndarë kryesisht në tri zona, veriu me gjakmarrje, klane edhe kjo është pjesa dominuese e historisë dhe kulturës së Shqipërisë. Shqipëria e mesme është disi më e përzier dhe Jugu më i ndikuar nga Greqia”, tha ai.
“Pjesa kosovare kryesisht vijnë nga Shqipëria e Veriut; koncepti i nderit, besës. Nuk e di si ta shpjegoj; gjakmarrja, Kanuni ka qenë baza e shoqërisë. Është mënyra se si ata e perceptonin shoqërinë”, tha Duncan.