Dy shtetas të Bosnje e Hercegovinës janë arrestuar të hënën në Beograd, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, gjatë kontrollit policor njëri nga të arrestuarit kishte në posedim edhe një mbështjellës telefoni me flamurin kombëtar shqiptar.
Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet M.S. (1995) dhe S.R. (2003).
Përveç dyshimit për armëmbajtje, ata po ashtu dyshohen për shkelje të ligjit për të huajt, pasi nuk kishin dokumente të vlefshme për vendbanim të regjistruar në territorin e Serbisë.
Sipas mediave serbe, të dy personat janë ndaluar në Beograd dhe po mbahen në paraburgim derisa të përfundojnë hetimet.
/Koha.net | Periskopi | Qendra.Info/