Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Dylli i Veshit: Rreziqet dhe 4 Metoda Natyrale për Pastrim

Enesa Veseli by Enesa Veseli
17/07/2025
in Shëndeti
0
Dylli i Veshit: Rreziqet dhe 4 Metoda Natyrale për Pastrim
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dylli i veshit është një substancë natyrale që prodhohet nga trupi për të mbrojtur kanalin e veshit nga pluhurat, mikrobet dhe infeksionet. Zakonisht, pas përmbushjes së funksionit të tij, ai përthahet dhe del vetë nga veshi. Megjithatë, te disa njerëz, dylli grumbullohet në sasi të tepërt dhe shkakton probleme të ndryshme.

Kur veshi bllokohet nga dylli, mund të shfaqen simptoma si dhimbje ose kruarje, zhurmë, humbje dëgjimi, infeksione të përsëritura, aroma të pakëndshme dhe rrjedhje sekrecionesh. Këto shqetësime mund të përkeqësohen nëse njerëzit përdorin mjete të papërshtatshme për pastrim si kunjat e pambukut, karficat apo objekte të tjera, të cilat në vend që ta largojnë dyllin, e shtyjnë atë më thellë në vesh dhe mund të shkaktojnë dëmtime.

Një nga metodat më të njohura natyrale për pastrimin e veshit është përzierja e uthullës së mollës me alkol etilik. Mjafton të përzieni nga dy lugë të secilit përbërës, ta merrni me pikatore dhe të hidhni disa pika në vesh. Vendosni pambuk sipër për disa minuta që përzierja të shpërbëjë dyllin, më pas kthejeni kokën në anën tjetër për ta larguar lëngun dhe dyllin e zbutur.

Një tjetër mënyrë është përdorimi i vajit të arrës së kokosit. Vaji duhet ngrohur lehtë derisa të bëhet i lëngshëm, por jo i nxehtë. Më pas hidhni pak në vesh me pikatore dhe mbani kokën anash për rreth 10 minuta. Në fund, shpëlani veshin me ujë të ngrohtë dhe thajeni me një peshqir të pastër. I njëjti proces përsëritet edhe për veshin tjetër.

Glicerina gjithashtu mund të ndihmojë në zbutjen dhe shpërbërjen e dyllit. Ajo përzihet me pak ujë dhe hidhet në vesh nëpërmjet pikatores. Lëreni për rreth pesë minuta dhe më pas shpëlani. Në fund mund të përdorni disa pika alkol etilik për të përshpejtuar tharjen.

Metoda e fundit përfshin përdorimin e vajit të hudhrës. Duhet të shtypni disa thelpinj hudhre dhe t’i kavërdisni në vaj susami derisa hudhra të nxihet. Pas ftohjes së vajit, kullojeni dhe hidhni disa pika në vesh. Mbajeni për disa minuta dhe më pas anoni kokën për të lejuar që vaji dhe mbetjet e dyllit të dalin jashtë.

Përdorimi i këtyre metodave duhet bërë me kujdes. Nëse keni dhimbje të forta, infeksione të përsëritura ose probleme me dëgjimin, është e këshillueshme të konsultoheni me një mjek specialist para se të provoni ndonjë trajtim në kushte shtëpie.

Related

Previous Post

Aktakuzë ndaj 10 personave në Pejë për sulm me eksploziv ndaj një lokali

Next Post

Francesca Albanese kërkon pezullimin e marrëveshjes BE–Izrael: “Bashkëpunim në shkelje të ligjit ndërkombëtar”

Next Post
Francesca Albanese kërkon pezullimin e marrëveshjes BE–Izrael: “Bashkëpunim në shkelje të ligjit ndërkombëtar”

Francesca Albanese kërkon pezullimin e marrëveshjes BE–Izrael: “Bashkëpunim në shkelje të ligjit ndërkombëtar”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.