Policia e Shtetit vijon prej ditësh operacionin e kërkimit në lumin Mat për gjetjen e 30-vjeçarit J. K., i cili dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e përroit të fshatit Dars dhe ka përfunduar në lumë, transmeton Gazeta Metro.
Në terren janë angazhuar forca të shumta policore dhe struktura të specializuara, përfshirë polumbarët e RENEA-s, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësinë Shkodër të FNSH-së, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si dhe shërbimet e Policisë Vendore Dibër dhe Komisariatit të Policisë Mat. Kërkimeve u janë bashkuar edhe Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura dhe forca vullnetare.
Grupet e kërkimit po kryejnë krehjen e shtratit të lumit Mat nga të dyja anët, ndërsa operacioni vijon pa ndërprerje, pavarësisht vështirësive.
“Klos–Mat. Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin Mat për gjetjen e 30-vjeçarit, shtetasit J. K. Prej datës 10 janar 2026, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit J. K., 30 vjeç, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e përroit të fshatit Dars, duke përfunduar në lumin Mat. Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër (FNSH), Forca e Posaçme “Shqiponja”, e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët. Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e trupit të 30-vjeçarit. Kërkimet vijojnë”, thuhet në njoftimin e policisë./gazetametro.net
Related