Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

E konfirmon Ambasada e Gjermanisë: Rainer Rudolph ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
19/09/2025
in Lajme
0
E konfirmon Ambasada e Gjermanisë: Rainer Rudolph ambasador i ri i Gjermanisë në Kosovë
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rainer Rudolph është ambasadori i caktuar gjerman për Kosovën dhe planifikon të fillojë mandatin e tij në mesin e tetorit.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada Gjermane për KALLXO, teksa ka bërë të ditur Jorn Rohde është ende ambasadori aktual gjerman në Kosovë.

 

Ambasadori Rainer Rudolph është Nënkryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut (MSC).

Ai është diplomat gjerman dhe ka qenë Zëvendësshef i Misionit në Ambasadën Gjermane në Vjenë deri në vitin 2023.

Më herët, ka shërbyer në Përfaqësinë e Përhershme të Gjermanisë pranë Bashkimit Europian në Bruksel dhe në ambasadat gjermane në Varshavë dhe Uashington, DC. Në Berlin, ai ka punuar dy herë në Zyrën Federale të Kancelarisë, përfshirë si Shef i divizionit përgjegjës për marrëdhëniet e jashtme të BE-së, zgjerimin e BE-së dhe marrëdhëniet me shtetet anëtare të BE-së.

Rudolph ka diplomuar në Universitetin e Tübingen-it në Histori dhe Letërsi Gjermane. Ai është bashkëpunëtor i asociuar në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP).

Diplomati gjerman, Jorn Rohde, që në Kosovë arriti në verën e vitit 2020, dhe pritet të largohet në vjeshtën e vitit 2025.

 

Related

Previous Post

Hargreaves viziton ushtarët e Gardës Skoceze në Bondsteel: Ky dislokim tregon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën

Next Post

Operacion antidrogë në Prishtinë – Policia sekuestron marihuanë, kokainë dhe kërpudha narkotike

Next Post
Operacion antidrogë në Prishtinë – Policia sekuestron marihuanë, kokainë dhe kërpudha narkotike

Operacion antidrogë në Prishtinë – Policia sekuestron marihuanë, kokainë dhe kërpudha narkotike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.