I lindur e rritur në Prishtinë, Egzon Haliti rrugën e dijes e nisi në shkollën fillore “Hasan Prishtina” e më pas në gjimnazin “Xhevdet Doda”. Studimet i vazhdoi në Administratë Publike me specializim në Shkenca Politike dhe Diplomaci.
Që nga viti 2012, Haliti është pjesë aktive e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku ka kontribuar në organizime të ndryshme, sidomos në Qendrën e Prishtinës dhe në Departamentin e Medias. Me përvojën e tij, ai ka qenë pjesë e stafit të Kryetarit të Kuvendit, z. Glauk Konjufca.
Tani, me kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale, Egzon Haliti shprehet i vendosur të jetë zëri i qytetarëve dhe ura lidhëse mes institucioneve dhe nevojave të banorëve të kryeqytetit, duke vënë interesin publik të Prishtinës mbi gjithçka.