Policia ka zhvilluar një super aksion antidrogë në orët e para të mëngjesit, duke bastisur disa banesa, lokale dhe vende që dyshoheshin si baza të rrjeteve kriminale.
Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, gjatë operacionit janë sekuestruar sasi të ndryshme të drogës, para të gatshme, pajisje elektronike dhe dëshmi të tjera që lidhen me aktivitetin e dyshuar.
Operacioni po vazhdon dhe numri i të arrestuarve, si dhe sasia e drogës së kapur, pritet të bëhen publike gjatë ditës.
Ky aksion është pjesë e luftës kundër rrjeteve të trafikimit të drogës, ndërsa Policia dhe Prokuroria kanë bashkëpunuar prej ditësh për përgatitjen e ndërhyrjes.
Qendra.Info do ju mbajë të informuar me detaje të reja nga ky zhvillim.