Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

EKSKLUZIVE – Dyshohet për plaçkitje milionëshe në Oman, i përfshirë vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

Enesa Veseli by Enesa Veseli
26/12/2025
in Lajme
0
EKSKLUZIVE – Dyshohet për plaçkitje milionëshe në Oman, i përfshirë vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një plaçkitje e sofistikuar, e ndodhur më 14 dhjetor në Oman, ka çuar në arrestimin e dy personave të dyshuar për vjedhjen e bizhuterive në vlerë rreth 2 milionë euro, raporton Paparaci.

Sipas këtij raportimi, në mesin e të dyshuarve është edhe Avdush Bala, vëllai i këshilltares së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Nazlie Bala. Ai dyshohet se ka qenë një nga organizatorët kryesorë të plaçkitjes.

Të dyshuarit, sipas burimeve, kanë hyrë në Oman me viza turistike dhe kanë qëndruar në një hotel pranë dyqaneve të bizhuterisë në zonën e njohur Al Ghubrah. Avdush Bala raportohet se ka poseduar pasaportë australiane. Para kryerjes së veprës, ata dyshohet se kanë vëzhguar zonën dhe kanë planifikuar me detaje aksionin.

Rreth orës 4:00 të mëngjesit, dyshohet se kanë thyer murin e një dyqani bizhuterish me mjete demolimi, duke marrë sasi të mëdha stolitë të çmuara, si dhe para të gatshme pas hapjes me forcë të kasafortës.

Pas hetimeve, autoritetet e Omanit kanë arrestuar të dy të dyshuarit dhe kanë sekuestruar pajisjet e përdorura në plaçkitje, të cilat ishin fshehur në një plazh në Siefa. Sipas raportimeve, ata kishin udhëtuar deri atje me një anije të marrë me qira.

Policia e Omanit ka konfirmuar se ndaj të dyshuarve janë duke u zhvilluar procedurat përkatëse ligjore.

Ndërkohë, raportimet kujtojnë se kjo nuk është hera e parë që familjarë të Nazlie Balës përmenden në raste penale. Në shtator të vitit 2019, disa nipër të saj ishin arrestuar në Kosovë nën dyshimet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Atëkohë, Policia e Kosovës kishte zbuluar dy laboratorë të kamufluar për përpunimin e drogës, ndërsa ishin arrestuar katër persona.

Autoritetet kosovare kishin bërë të ditur se laboratori i dytë ishte në fazë përgatitore për rritjen e kapaciteteve të kultivimit të kanabisit, ndërsa rasti ishte proceduar me urdhër të prokurorit.

Qendra.info do të vazhdojë ta përcjellë zhvillimin e këtij rasti dhe do të raportojë për çdo informacion të ri zyrtar nga autoritetet përkatëse.

Related

Previous Post

“Kur humbja dhe krenaria takohen”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.