Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë

Enesa Veseli by Enesa Veseli
22/12/2025
in Lajme
0
Ekskluzive: Ky është personi i dyshuar për plagosjen në Pejë
0
SHARES
32
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vrasje në tentativë ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur i plagosur.

Burime të Qendra.info bëjnë të ditur ekskluzivisht se i dyshuari kryesor për këtë rast është Brendon Ajazaj.

Sipas informatave, Ajazaj dyshohet se ka plagosur Uliks Ferizin, i cili pas incidentit ka marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

I dyshuari është emër i njohur për organet e rendit, pasi më 1 nëntor të këtij viti ishte arrestuar në Prishtinë për posedim të armës dhe ishte dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin për gjuajtjen me armë e ka konfirmuar për Qendra.info edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Nikçi.

Sipas tij, njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e të dyshuarit.

Qendra.info do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet dhe detajet e reja sapo ato të konfirmohen nga autoritetet kompetente.

Related

Previous Post

Shemsi Krasniqi – Shemi i grupit “Ilirët” gjendet i vdekur

Next Post

Përshkallëzim i sulmeve: Ukraina godet thellë objektiva ruse, Rusia intensifikon bombardimet në Donbas dhe energjetikë

Next Post
Përshkallëzim i sulmeve: Ukraina godet thellë objektiva ruse, Rusia intensifikon bombardimet në Donbas dhe energjetikë

Përshkallëzim i sulmeve: Ukraina godet thellë objektiva ruse, Rusia intensifikon bombardimet në Donbas dhe energjetikë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.