Ish-zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, ka paralajmëruar padi për keqpërdorim dhe manipulim të votave, gjatë një interviste ekskluzive në emisionin Talks Space në Qendra Info.
Rexhepi deklaroi se ekzistojnë dyshime serioze për ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke theksuar se rasti do të ndjeket përmes institucioneve të drejtësisë. Ajo përmendi edhe emrin e Nenad Rashiqit, duke e lidhur me zhvillimet dhe dyshimet që, sipas saj, kërkojnë sqarim të plotë institucional.
Sipas Rexhepit, manipulimi i votës përbën shkelje të rëndë të parimeve demokratike dhe dëmton besimin e qytetarëve në proceset zgjedhore. Ajo theksoi se është e vendosur të çojë rastin deri në fund dhe të paraqesë prova përkatëse pranë organeve kompetente.
“Nuk duhet të lejojm që komunitetet tjera të na përzihen në vendet tona të rezervuara,” u shpreh Rexhepi në Talks Space.
Deklaratat e saj pritet të ngjallin reagime në skenën politike, veçanërisht pas përmendjes së emrave konkretë, ndërsa mbetet të shihet se si do të veprojnë institucionet përgjegjëse./Qendra.INFO

