Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/09/2025
in Lajme
0
Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Mitrovicë – dega në Vushtrri ka caktuar masën e paraburgimit ndaj dy personave për një sërë veprash penale, ku njëri prej tyre dyshohet se ka marrë pjesë në rrahjen e Liridon Osmanit që ka ndodhur më 20 maj 2025, raporton Veriu.info.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve në fshatin Ropicë të Vushtrrisë janë gjetur telefona, ku pas hapjes së tyre shihen shumë armë, përfshirë edhe armë me silenciator.

Veriu.info mëson se personat e paraburgosur janë vëllezërit Kreshnik Maloku dhe Krenar Maloku.

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega Vushtrri, kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarve K.M., dhe K.M., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“, ndërkaq K.M., dyshohet edhe për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“.

Me datë 20 maj 2025 rreth orës 08 e 55 minuta në Vushtrri, saktësisht në parkingun e një kopshti fëmijësh, i pandehuri K.M., bashkë edhe me persona tjerë, të njëjtit me dashje dhe në bashkëveprim me njëri tjetrin me anë të shufrës metalike, i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarit L.O., ashtu që në momentin që i dëmtuari del nga automjeti për ta dërguar vajzën në kopsht, e godasin në kokë, këmbë dhe pjesë të ndryshme të trupit, dhe pastaj largohen në drejtim të panjohur me motoçikleta”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria bënë të ditur se të dyshuarve K.M., dhe K.M., gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre në fshatin Ropicë të Vushtrrisë u janë gjetur elektroshok, sprej dhe telefona, të cilët pas hapjes, në ta shihet një numër i madh i armëve, armë të gjata, armë të shkurta, armë me silenciatorë, snajperë, pistoleta, sasi e konsiderueshme e municionit, gjithashtu gjatë shikimit të telefonave janë parë video ku të njëjtit shihen duke gjuajtur me armë, të gjitha këto veprime në kundërshtim me Ligjin mbi armët.

“Madje, në një nga fotot e nxjerra nga i pandehuri K.M., i njëjti shihet duke shënjestruar me anë të revoles automjetin e policisë nga automjeti i tij”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Bëhet e ditur se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë është aprovuar dhe dy të dyshuarve K.M., dhe K.M., u është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji.

Veriu.info sot ka raportuar se Gjykata Themelore e Mitrovicës i ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 1 muaji policit Murat Latifi, i cili dyshohet për dhënie të informatave zyrtare Kreshnik Malokut nga fshati Ropicë dhe ndihmë në largimin e tij nga shtëpia në drejtim të Prishtinës.

 

Related

Previous Post

Lumir Abdixhiku:“Padituria kushton, shteti po mbahet peng”

Next Post

Studimi i NASA-s: Udhëtimi në hapësirë mund të përshpejtojë procesin e plakjes

Next Post
Studimi i NASA-s: Udhëtimi në hapësirë mund të përshpejtojë procesin e plakjes

Studimi i NASA-s: Udhëtimi në hapësirë mund të përshpejtojë procesin e plakjes

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.