Bujanoc / Prishtinë – Një aksion i papritur i ditëve më parë i Policisë serbe ka prekur shtëpinë e Naim Ramizit, ish-luftëtar i Luginës së Preshevës dhe kandidatit për asambleist të Aleances për Ardhmërin e Kosovës për Prishtinën.
Qendra.info siguron pamje ekskluzive nga bastisja, të cilat tregojnë ndërhyrjen e forcave serbe dhe kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.
Ramizi është i lindur në Tërnoc të Madh, Bujanoc dhe ishte kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës nën listën e AAK-së. Ai njihet për angazhimin e gjatë në çështje kombëtare dhe shoqërore, duke qenë edhe këshilltar në Ministrin e Drejtësis në Qeverin e Republikës së Kosovës
Bastisja ka shkaktuar shqetësim në komunitet , ndërsa pamjet ekskluzive të publikuara nga Qendra.info ofrojnë një pasqyrë të drejtpërdrejtë të ngjarjes./Qendra.INFO


