Ferizaj, 14 tetor 2025 – Në një video ekskluzive të sigurar nga Qendra.Info, ish-deputeti Danush Ademi, i cili u sulmua gjatë ditës së zgjedhjeve në fshatin Dubravë të Ferizajt, shihet duke fyer një grup njerëzish me të cilët kishte pasur konflikt.
Incidenti kishte ndodhur më 12 tetor, pas një mosmarrëveshjeje verbale, dhe sipas policisë, personi i dyshuar për sulmin ishte shoqëruar në stacion dhe më pas i liruar me urdhër të prokurorit.
Pamjet e publikuara tregojnë reagimin e Ademisë pas sulmit, duke u përplasur verbal me disa persona nga grupi për të cilin kishte pasur përplasje. Ky zhvillim vjen pas raportimeve të mëparshme ku Ademi ishte sulmuar nga një numër i madh njerëzish, duke e bërë incidentin të dukshëm në ditën e votimit.