Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

EKSKLUZIVE | Qendra Info siguron audio-incizim ku pretendohet se deputetja Duda Balje shpreh gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit torbesh

Enesa Veseli by Enesa Veseli
15/12/2025
in Lajme
0
EKSKLUZIVE | Qendra Info siguron audio-incizim ku pretendohet se deputetja Duda Balje shpreh gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit torbesh
0
SHARES
98
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Portali Qendra Info ka siguruar ekskluzivisht një audio-incizim, në të cilin pretendohet se deputetja Duda Balje, gjatë një bisede me një person ende të paidentifikuar, shpreh gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit torbesh, duke deklaruar se nuk do të toleronte në asnjë rrethanë që ata të kenë mandat politik.

Sipas përmbajtjes së audio-incizimit, Balje dëgjohet duke theksuar se nuk do të pranojë që përfaqësues të këtij komuniteti të kenë mandat, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për mandat deputeti. Në të njëjtin incizim, ajo dëgjohet gjithashtu duke deklaruar se së shpejti do të bëhet profesoreshë në Shkup.

Në pjesë të tjera të bisedës, deputetja, sipas audio-materialit të siguruar nga Qendra Info, shpreh qëndrime fyese dhe përçmuese ndaj komunitetit torbesh, duke përdorur gjuhë që mund të konsiderohet nxitëse e urrejtjes. Ajo dëgjohet gjithashtu duke deklaruar se, pas turqve, komuniteti që e urren më së shumti janë torbeshët.

Qendra Info ka tentuar të kontaktojë deputeten Duda Balje për një reagim zyrtar lidhur me këto pretendime, por deri në momentin e publikimit ajo ka qenë e paqasëshme në telefon.

Rasti pritet të ngjallë reagime të shumta në opinionin publik, veçanërisht për shkak të ndjeshmërisë që ka gjuha e urrejtjes dhe përfaqësimi i komuniteteve në institucionet shtetërore.

Related

Previous Post

PDK nis fushatën nga Prizreni, Hamza: Ka ardhur koha për të vepruar

Next Post

KQZ: Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve

Next Post
KQZ: Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve

KQZ: Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.