Kandidati për asamblist nga Nisma Socialdemokrate në Prishtinë, Endrit Zabergja, ka prezantuar sot pikat programore, të cilat i ka përshkruar si vizion për një “Prishtinë të përjetshme”.
Zabergja theksoi se programi i Nismës synon të përmirësojë jetën në kryeqytet për të gjithë qytetarët, duke përfshirë aspekte të zhvillimit urban, kulturës, arsimit dhe infrastrukturës.
“Pikat programore për Prishtinën e përjetshme ️”, ka shkruar Zabergja, duke e shoqëruar njoftimin me motot: #programi #përjetëPrishtina #NismaSocialdemokrate186.