15 tetor 2025 | Prishtinë – Analisti politik Ermal Sadiku ka reaguar me ironi pas paralajmërimit të padisë nga kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ndaj disa gazetarëve dhe shefit të UBO Consulting, për publikimet mbi exit poll-et të zgjedhjeve lokale.
Në një postim në Facebook, Sadiku shkruan:
“Qysh ju paska kap shteti analistave edhe mediave … po get kena me mbet vec une, Viktor Buzhala, Ramabaja edhe TV Istogu.”
Kujtojmë se Peci, i cili doli i dyti pas kandidatit të PDK-së, Arian Tahiri, akuzoi disa gazetarë dhe analistë për “veprime të sinkronizuara” që sipas tij përfshinin shpifje, linçime, akuza të rreme, numra të manipuluar dhe publikimin e exit poll-eve të paligjshme, me qëllim të devijimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Reagimi i Sadikut shihet si një koment satirik për situatën, duke ironizuar mbi at