Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Është e drejtë e jona’: PDK i kërkon Haxhiut anëtarin e dytë në KQZ

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
08/04/2026
in Category
0
Është e drejtë e jona’: PDK i kërkon Haxhiut anëtarin e dytë në KQZ
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Ushtrueses së Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. 

 

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me një kërkesë zyrtare për procedimin e emërimit të anëtarit të dytë të kësaj partie në Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në kërkesë theksohet se çështja e përbërjes së KQZ-së ka mbetur e papërfunduar gjatë mandatit të ish-presidentes, Vjosa Osmani.

Sipas PDK-së, përfaqësimi i saj me dy anëtarë në këtë institucion nuk është çështje interpretimi politik, por siç thuhet në njoftim, një e drejtë që rrjedh nga dispozitat kushtetuese.

Sipas njoftimit, në letrën e saj, PDK-ja ka theksuar rëndësinë e respektimit të praktikës së deritanishme institucionale, duke shtuar se kjo parti ka qenë e përfaqësuar me dy anëtarë në KQZ.

Ajo ka insistuar se me këtë veprim ruhet parimi i barazisë dhe balancës mes subjekteve politike.

“Duke iu referuar nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Kosovës, PDK argumenton se shpërndarja e vendeve në KQZ duhet të bazohet në përfaqësimin e grupeve parlamentare në Kuvend. Në kushtet aktuale me katër grupe parlamentare, PDK-ja konsideron se secili grup duhet të ketë nga një përfaqësues në raundin e parë, ndërsa vendet e mbetura duhet të ndahen sipas madhësisë së grupeve, duke siguruar kështu përfaqësim proporcional.”, thuhet në kërkesë.

Osmani ka emëruar 9 anëtarë të rinj në KQZ, të propozuar nga partitë politike parlamentare, nga 10 sa duhet.

Ajo i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime pasi që partitë kishin propozuar anëtarë më shumë seç duhet.

Vetëvendosja i ka propozuar tre anëtarë, dy prej të cilëve janë emëruar, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar dy anëtarë – Ilir Gashin dhe Rashit Qalajn, vetëm i pari i është emëruar.

Related

Previous Post

“Digjet kamioni në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, shoferi dhe pasagjeri shpëtojnë pa lëndime”

Next Post

SHBA gati për rifillim të operacioneve luftarake në Iran, paralajmëron zyrtari ushtarak

Next Post
SHBA gati për rifillim të operacioneve luftarake në Iran, paralajmëron zyrtari ushtarak

SHBA gati për rifillim të operacioneve luftarake në Iran, paralajmëron zyrtari ushtarak

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.