“I vetmi kryetar që duhet të fitojë në Drenas është Ramiz Lladrovci”, është mbishkrimi i faqes “Me Kryeministrin”.
Një video e publikuar në faqen “Me Kryeministrin”, e cila shihet si kanal i afërt me Vetëvendosjen dhe kryeministrin Albin Kurti, ka nxitur reagime në opinion.
“I vetmi kryetar që duhet të fitojë në Drenas është Ramiz Lladrovci”. Mesazhi është interpretuar si një përkrahje e hapur ndaj kandidatit aktual të kësaj komune.
“Ramiz Lladrovci është kampion vetëm i Albin Kurtit”.
Ky publikim ka hapur dilema politike për qëndrimin e Vetëvendosjes në Drenas, duke ngritur pyetje mbi pozicionimin real të partisë në këtë garë zgjedhore.