Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fati i kryetarëve aktual të komunave në dorë të diasporës – Si mund të ndikojnë 46 mijë të regjistruar në KQZ më 12 tetor?

Valon Arifi by Valon Arifi
03/09/2025
in Lajme
0
Fati i kryetarëve aktual të komunave në dorë të diasporës – Si mund të ndikojnë 46 mijë të regjistruar në KQZ më 12 tetor?
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për dallim nga zgjedhejt komunale të vitit 2021 për të cilat u patën regjistruar 14 mijë e 523 votues nga diaspora, këtë vitë interesimi për të votuar për zgjedhjet e tetorit është rritur kogja shumë. Në bazë të të dhënave që Periskopi ka siguruar nga KQZ, këtë vit janë regjistruar 46 mijë votues nga diaspora, shkruan Periskopi.

Vota e diaspores e ka treguar se di të jetë vendimtare. Këtë e ka dëshmuar në 2021 komuna e Dragashit, ku Lidhja Demokratike e Kosovës përmbysi rezultatin kundër Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, sa është numri i votuesve nga diaspora nëpër komuna që u regjistruan sivjet dhe qysh pritet të votojnë?

Bazuar në numrin e të regjistruarve nëpër komuna del se komuna e Suharekës prinë me numrin më të madh të të regjistruave. Me 12 tetor kjo lehtësisht mund të ‘konstatohet’ se këta votues mund të vulosin edhe një mandat katër vjecar të kryetarit aktuale që është nga radhët e AAK`së, Bali Muharemaj.

Nga Gjakova, këtë vit janë regjistruar e 3 mijë e 308 votues nga diaspora, e ku i japin shpresë Ardian Gjinit edhe për një mandat tjetër për të udhëhequr me komunën.

Shaqir Totaj nga PDK që aktualisht udhëheqë me komunën e Prizrenit, mund ta fitoj edhe një madant tjetër nëse shumica prej 2 mijë e 985 votuesit nga diaspora do ta shpërblejnë me votë.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se edhe diaspora në komunë e Deçanit e Gjilanit janë të interesuar për votim.

Bashkim Ramosaj nga AAK mund të udhëheq me Deçanin edhe për një mandat, nëse një pjesë nga 2 mijë e 468 votues do ta votojnë përsëri.

E në komunën e Gjilanit, vota në zgjedhjet e 2021 ka lëvizur shumë, nga ku VV ia mori edhe pushtetin LDK në atë komunë. Këtë vit nga diaspora janë regjistruar 2 mijë e 129 qytetarë nga Gjilani dhe që Alban Hysenit nga Vetëvendosje mund t’ia besojnë edhe 4 vjet qeverisje.

Gara më e madhe do të zhvillohet në kryeqytet, ku përsëri Përparim Rama synon edhe një 4 vjeçar dhe synimi mund t’i shpërblehet me rezultat pozitiv nëse 659 “komshijtë” e tij në Britani ia japin votën.

Garë interesante do të jetë edhe në Mitrovicën e Jugut, por që është ende në pikëpytje se kush mund të kryesoj, meqë kryetari aktual Bedi Hamza nuk ka kandiduar atje.

Në garë në këtë komunë janë Arian Tahiri i PDK`së që momentalisht është nënkryetar komune, dhe Faton Peci nga Lista Guxo që aktualisht është ministër në detyrë i Bujqësisë.

Related

Previous Post

Vdes veterani i UÇK-së, Smajl Kruna

Next Post

Njoftim për ndërprerje të trafikut gjatë garave “Tour of Kosovo 2025”

Next Post
Njoftim për ndërprerje të trafikut gjatë garave “Tour of Kosovo 2025”

Njoftim për ndërprerje të trafikut gjatë garave “Tour of Kosovo 2025”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.