Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fatjona Mejdini: Gazetaria në Shqipëri e kapur nga politika dhe krimi i organizuar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/10/2025
in Lajme
0
Fatjona Mejdini: Gazetaria në Shqipëri e kapur nga politika dhe krimi i organizuar
0
SHARES
97
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë për emisionin Dekalog të Roland Qafokut, gazetarja Fatjona Mejdini dha një pasqyrë shqetësuese mbi gjendjen e medias shqiptare, ku theksoi se gazetaria është shndërruar në një “zanat të vetmuar”.

Ajo tha se në Shqipëri “janë vetëm pesë reporterë që raportojnë nga terreni, 50 që riciklojnë informacionin dhe 500 që e analizojnë në studio”, duke nënvizuar problemin e thellë të riciklimit dhe mungesës së raportimit origjinal.

Më tej, Mejdini pranoi hapur ekzistencën e një fenomeni të errët: lidhjen e disa gazetarëve me botën e krimit dhe politikën e korruptuar.

“Po, patjetër që kemi gazetarë që bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Kemi gazetarë që paguhen për të shtrembëruar të vërtetën ose për të heshtur,” u shpreh ajo.

Sipas saj, dëmi ndaj publikut është i njëjtë si nga një gazetar që bashkëpunon me kriminelë, ashtu edhe nga një që bashkëpunon me politikanë të korruptuar. Problemi kryesor, sipas saj, nuk është mungesa e gazetarëve me vullnet, por mungesa e strukturave dhe pronarëve të mediave të gatshëm të mbështesin financiarisht gazetarinë e pavarur dhe hetuese.

Related

Previous Post

Reshje bore në Kosovë, 91 aksidente brenda 24 orëve

Next Post

Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin e Mimoza Kusarit ndaj Vehbi Kajtazit

Next Post
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin e Mimoza Kusarit ndaj Vehbi Kajtazit

Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin e Mimoza Kusarit ndaj Vehbi Kajtazit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.