Fatmir Sheholli, i arrestuar të enjten nën dyshimet për përfshirje në veprimtari spiunazhi, është paraqitur sot në ambientet e Gjykatës, i shoqëruar nga forcat e rendit dhe me kapuç në kokë.
Ndaj tij, pritet të zhvillohet seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, kërkesë kjo e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Në arrestimin e Shehollit ka qenë e përfshirë edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ndërsa menjëherë pas ndalimit të tij, organet kompetente kanë ndërmarrë bastisje në banesën e të dyshuarit, për të siguruar prova të mundshme lidhur me rastin.
Detaje të mëtejshme pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të seancës gjyqësore.