Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fatos Klosi: Kurti s’u bashkua me UÇK-në, tha “nuk jam mirë me shëndet, s’e përballoj jetën e malit”!

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/10/2025
in Lajme
0
Fatos Klosi: Kurti s’u bashkua me UÇK-në, tha “nuk jam mirë me shëndet, s’e përballoj jetën e malit”!
0
SHARES
40
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

23 tetor 2025 | Tiranë — Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi, ka hedhur një deklaratë të fortë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit nuk iu bashkua UÇK-së gjatë luftës, me arsyetimin se nuk ishte mirë me shëndet dhe s’e përballonte jetën e malit.

Në një intervistë për Top News, Klosi u shpreh se Kurti ka një “armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së”, pasi vetë nuk ka qenë pjesë e saj.

“Kurti është në armiqësi të hapur me historinë e UÇK-së, sepse nuk mori pjesë në atë histori. Ai ka qenë në fillim bashkë me Demaçin, si asistent i tij, por pas Rambujesë nuk ra dakord me mënyrën si u trajtua situata dhe u largua”, – tha Klosi.

Sipas ish-kreut të SHISH-it, UÇK-ja e kishte ftuar Kurtin që të dilte në mal, por ai kishte refuzuar, duke dhënë si arsye problemet shëndetësore.

“Ju lutën që ta ndihmonin nëse donte të merrte pjesë e të dilte në mal. Por ai tha: ‘Nuk jam mirë me shëndet, nuk e përballoj jetën e malit’, dhe u tërhoq”, – rrëfeu Klosi.

Klosi shtoi se Kurti e ka ndjerë gjithmonë mungesën e pjesëmarrjes në luftë, duke e konsideruar këtë si një arsye pse ka një raport të tensionuar me trashëgiminë e UÇK-së.

“Që atëherë, sigurisht e ka ndjerë veten të mangët pse nuk mori pjesë. Ai nuk mori pjesë në çlirimin e Kosovës, që ishte fenomeni më i madh në historinë e kombit shqiptar”, – përfundoi Klosi./Qendra.INFO

Related

Previous Post

Miratohet kërkesa e Prokurorisë për zbulimin e materialeve shtesë në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve

Next Post

Kina dhe ShBA do të zhvillojnë bisedime tregtare në Malajzi – pritet takim Xi–Trump javën e ardhshme

Next Post
Kina dhe ShBA do të zhvillojnë bisedime tregtare në Malajzi – pritet takim Xi–Trump javën e ardhshme

Kina dhe ShBA do të zhvillojnë bisedime tregtare në Malajzi – pritet takim Xi–Trump javën e ardhshme

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.