Bisnesmeni shqiptar nga Lugina e Preshevës, Fehmi Ramadani, drejtues i RF Holding Group AG me seli në Kosovë dhe Zvicër, ka vendosur të orientojë investimet drejt Kosovës dhe Malit të Zi. Ai po zhvillon projekte në sektorë strategjikë si turizmi, ndërtimi, infrastruktura dhe energjia e gjelbër.
Ramadani tha se ky është një hap për të krijuar vlera afatgjata dhe për të forcuar bashkëpunimin ekonomik rajonal. Investimet pritet të sjellin vende të reja pune dhe të forcojnë lidhjet mes Kosovës, Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe Zvicrës.