Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Shëndeti

Fëmijët me autizëm në Kosovë pa mbështetje adekuate arsimore

11/07/2025
in Shëndeti
Reading Time: 2 mins read
Fëmijët me autizëm në Kosovë pa mbështetje adekuate arsimore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova vazhdon të përballet me mungesë të theksuar të kuadrove profesionale për fëmijët me autizëm, ndërsa autoritetet ende nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e tyre. Sipas statistikave globale, një në çdo 68 fëmijë lind me autizëm – por Kosova nuk ofron shërbime bazë për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë.

Tringa Krasniqi, mësuese që punon me fëmijë me autizëm, shprehet se sfidat nuk ndalen vetëm në mungesën e stafit të trajnuar. Sipas saj, edhe më keq është gjendja për adoleshentët dhe të rriturit me autizëm, të cilët janë thuajse tërësisht të harruar nga sistemi.

“Këta fëmijë marrin shërbime vetëm në qendra private që financohen nga vetë prindërit. Psikologët që punojnë me ta nuk kanë trajnim të specializuar për autizëm. Duhet ndërhyrje e hershme dhe terapi intensive ditore – të cilat aktualisht mungojnë krejtësisht”, tha Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe Shoqata “Autizmi” konfirmon se situata ka mbetur pothuajse e pandryshuar për vite me radhë. Kryetari i saj, Cen Krasniqi, thekson se edhe pse kërkesat janë në rritje, mbështetja institucionale është minimale.

“Ka një rritje të rasteve, por trajtimi profesional mungon. Shumica marrin terapi 1-2 orë në ditë, kurse nevojiten shumë më tepër. Ne kemi trajnuar vetëm dy gjenerata me trajnim tremujor, por kjo nuk është e mjaftueshme për një trajtim serioz”, deklaroi ai.

Një tjetër problem serioz mbetet mungesa e vetëdijes dhe stigmatizimi. Sipas Krasniqit, shumë prindër hezitojnë të flasin publikisht për fëmijët e tyre me autizëm, gjë që pengon diagnostikimin dhe trajtimin në kohë.

Violeta Hyseni, nënë e një fëmije me autizëm, rrëfen për përvojën e saj personale. Ajo thekson mungesën e shkollave të specializuara, trajnerëve profesionalë dhe ndihmës konkrete nga institucionet publike.

“Nga viti në vit nuk ka ndonjë përmirësim. Qendrat ekzistuese funksionojnë me donacione dhe me mbështetje të vetë prindërve. Ndihma nga shteti është e pakët, kryesisht për raste sociale dhe për mjete pune. Nuk ka plane afatgjata për këtë kategori”, thotë Hyseni.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë deklaruar se kanë ofruar ndihmë simbolike për organizatat që merren me autizëm dhe janë në fazën e shqyrtimit të mundësive për të rritur mbështetjen financiare.

Related

Previous Post

Ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj fëmijëve të tij, një person në kërkim të Policisë

Next Post

Kryeministri Kurti merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

Tre mënyra për të ulur kolesterolin deri në 40%

29/06/2025
Ky është fruti më i keq për shëndetin

Ky është fruti më i keq për shëndetin

23/06/2025
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

Tetë ushqime që nuk duhet t’i vendosni kurrë në frigorifer

17/06/2025
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Presidentja Osmani në Uashington: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik i Kosovës

11/07/2025
KEK njofton konsumatorët: Rrezikoni ndërprerje të energjisë pas 30 korrikut nëse nuk zgjidhni furnizues të ri

KEK njofton konsumatorët: Rrezikoni ndërprerje të energjisë pas 30 korrikut nëse nuk zgjidhni furnizues të ri

11/07/2025
OKB: Mbi 790 civilë të vrarë në Gaza pranë pikave të ndihmës – modeli i shpërndarjes “thellësisht i pasigurt”

OKB: Mbi 790 civilë të vrarë në Gaza pranë pikave të ndihmës – modeli i shpërndarjes “thellësisht i pasigurt”

11/07/2025
Brazili rrëzon Amerikën nga froni i rrokaqiejve

Brazili rrëzon Amerikën nga froni i rrokaqiejve

11/07/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Presidentja Osmani në Uashington: Anëtarësimi në NATO, prioritet strategjik i Kosovës

11/07/2025
KEK njofton konsumatorët: Rrezikoni ndërprerje të energjisë pas 30 korrikut nëse nuk zgjidhni furnizues të ri

KEK njofton konsumatorët: Rrezikoni ndërprerje të energjisë pas 30 korrikut nëse nuk zgjidhni furnizues të ri

11/07/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info