FIFA ka zbuluar maskotat zyrtare të Kupës së Botës 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Tri figurat përfaqësojnë secilin vend mikpritës: Clutch, shqiponja qerose nga SHBA; Maple, dreri nga Kanadaja; dhe Zayu, leopardi nga Meksika.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se maskotat sjellin “gëzim, energji dhe shpirt bashkëpunimi, njësoj si vetë Kupa e Botës”. Maple është portier, Zayu sulmues, ndërsa Clutch mesfushor, duke simbolizuar unitetin, diversitetin dhe pasionin për futbollin.
Turneu nis më 11 qershor 2026 në “Estadio Azteca” të Meksikës dhe përfundon më 19 korrik në “MetLife Stadium” në Nju Xhersi, SHBA. Për herë të parë, finalja do të shoqërohet edhe me një koncert./Qendra.INFO