17 tetor 2025 – Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike njofton se sot, duke filluar nga ora 18:00, ka nisur procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votuesit jashtë Kosovës.
Numërimi zhvillohet në prani të vëzhguesve të akredituar nga mediat dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, sipas rregullave të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në total janë aktivizuar 11 tavolina numërimi, dhe çdo media e akredituar mund të dërgojë nga një (1) vëzhgues për çdo tavolinë.