Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Franca qorton Kurtin e Osmanin, u kërkon demokraci funksionale: Roli i mediave të lira është thelbësor

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/12/2025
in Lajme
0
Franca qorton Kurtin e Osmanin, u kërkon demokraci funksionale: Roli i mediave të lira është thelbësor
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, të premten është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ku gjatë takimit është diskutuar për situatën politike në vend dhe procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Gjatë takimit Guerot ia ka përmendur edhe sulmet e Sami Kurteshit të VV-së ndaj gazetarëve ku ambasadori francez theksoi se roli i mediave të lira është thelbësor në një demokraci funksionale.

“Theksova rëndësinë që të gjitha partitë politike të jenë në gjendje të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që ato të jenë plotësisht gjithëpërfshirëse. Roli i mediave të lira është gjithashtu thelbësor në një demokraci funksionale. Gazetarët duhet të respektohen dhe, nëse është e nevojshme, të mbrohen”, ka shkruar Guerot pas takimit me Osmanin.

Tutje Ambasadori francez ka përsëritur shpresën e Francës që zgjedhjet e 28 dhjetorit të çojnë drejt formimit të një qeverie të re, duke thënë se vendit të tij “i nevojitet një partner i plotë për të kontribuar në stabilitetin rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”.

“Shpreha shpresën e Francës që zgjedhjet e 28 dhjetorit të çojnë në formimin e një qeverie. Ne kemi nevojë për një partner të mirëfilltë për të kontribuar në stabilitetin në rajon dhe për të zhvilluar marrëdhëniet tona dypalëshe. Informova Presidenten Osmani për dëshirën tonë për të mbështetur tranzicionin energjetik, përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, përpjekjet e Kosovës për t’u bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, si dhe shkëmbimet ekonomike midis dy vendeve tona”, tha ndër të tjera ai. /gazetametro.net

Related

Previous Post

G7 dhe BE drejt një bllokade të plotë detare për naftën ruse – masa më e fortë sanksionuese që prej fillimit të luftës

Next Post

AVONET: Dyshime për falsifikim në tenderët e dy spitaleve

Next Post
AVONET: Dyshime për falsifikim në tenderët e dy spitaleve

AVONET: Dyshime për falsifikim në tenderët e dy spitaleve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.