Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Plemetin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
18/10/2025
in Lajme
0
FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Plemetin
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të premtën pasdite në fshatin Plemetin të Obiliqit, ndërsa një qytetar po punonte në arën e tij.

Rasti është raportuar rreth orës 14:35, kur ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar Policinë e Kosovës se kishte hasur në një mjet të dyshuar, që sipas të gjitha gjasave ishte granatë dore.

Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin. Më pas, njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka ndërhyrë dhe ka tërhequr granatën në mënyrë të sigurt.

“Fsh. Plemetin, Obiliq 17.10.2025 – 14:35. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në arën e tij ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer i cili dyshohet të jetë granatë dore. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr mjetin-granatën, në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./

Related

Previous Post

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit me urdhër-arrest, konfiskon armë dhe drogë

Next Post

RMV: Heshtje zgjedhore – votojnë të burgosurit, të sëmurët dhe të pafuqishmit, personat në shtëpitë e të moshuarve

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.