Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Fushata me SMS, Çitaku e quan manipulim dhe panik vendimin e Kurtit për ndarjen e 100 eurove

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/11/2025
in Lajme
0
Çitaku e bindur: Këto gjashtë qytete dielën do të kurorëzojnë fitoren e madhe
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ndarjen e nga 100 eurove për studentët, vetëm pak ditë para balotazhit të 9 nëntorit.

Çitaku e cilësoi këtë veprim si përdorim elektoral të parave publike.

“Ja si duket abuzimi me taksat e qytetarëve të Republikës së Kosovës për nevoja elektorale të Kryetarit të LVV. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve, me paratë e qytetarëve të varfëruar, të cilëve ua ka shtrenjtuar rrymën për t’i shërbyer mafias energjetike, ai shpërndan nga 100 euro për studentët,” ka shkruar ajo.

Tutje, Çitaku tha se kjo nuk paraqet përkrahje sociale, por një veprim të motivuar nga interesi politik.

“Ky nuk është as kujdes social, as mbështetje për rininë. Është mashtrim. Është manipulim. Është papërgjegjësi. Dhe mbi të gjitha, është panik,” përfundoi ajo.

Related

Previous Post

Washington Post për Lea Ypin: Një foto e vjetër e çoi drejt riimagjinimit të jetës së gjyshes së saj

Next Post

Rruga “Qamil Hoxha” po transformohet, Përparim Rama: Nuk ndalemi

Next Post
Rruga “Qamil Hoxha” po transformohet, Përparim Rama: Nuk ndalemi

Rruga “Qamil Hoxha” po transformohet, Përparim Rama: Nuk ndalemi

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.