Fushë Kosovë, 24 Nëntor – Një incident serioz është raportuar mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka ndezur zjarr që ka përfshirë orenditë brenda banesës së tij, e më pas është larguar nga vendngjarja.
Sipas Policisë së Kosovës, njësitë relevante kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë konfirmuar se në këtë rast nuk është raportuar për persona të lënduar.
Autoritetet kanë njoftuar prokurorin, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit janë duke vazhduar.
Nga raporti zyrtar thuhet:
“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se u ka vënë zjarrin orendive dhe më pas është larguar nga banesa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe konfirmojnë se të lënduar nuk ka. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.”/Qendra.INFO

