Gabime në disa prej fletëvotimeve për balotazhin e 9 nëntorit janë evidentuar jo vetëm në Mitrovicën e Jugut, por edhe në Komunën e Gjakovës.
Zyrtari kryesor i Komisionit Zgjedhor Komunal në Gjakovë, Amir Rexha, ka konfirmuar se gabimet janë zbuluar para fillimit të procesit të votimit dhe asnjë fletëvotim i pasaktë nuk ka përfunduar në kuti. Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për rreth gjashtë raste, ku komisionerët kanë verifikuar menjëherë kodet e vendvotimit.
KQZ ka njoftuar se ky është një rast i ngjashëm me gabimet e regjistruara më parë në Mitrovicë.
