Prishtinë, 12 Tetor 2025 – Procesi i votimit në komunat e Kosovës po vazhdon, ndërsa në kryeqytet gara është tejet e ngushtë. Deri në orën 16:44, në Prishtinë kanë votuar 66,880 qytetarë, që përfaqëson 30.08% të trupit elektoral, raporton Periskopi.
Pritet një garë e ashpër mes tre kandidatëve kryesorë për kryetar të Komunës së Prishtinës: Përparim Rama, Uran Ismaili dhe Hajrullah Çeko, të cilët po kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për të udhëhequr kryeqytetin në mandatin e ardhshëm.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të japë përditësime të rregullta mbi pjesëmarrjen dhe rrjedhën e votimit deri në mbylljen e vendvotimeve.