Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gaz lotsjellës në Kuvend – Sveçla para gjyqit

Valon Arifi by Valon Arifi
22/07/2025
in Lajme
0
Gaz lotsjellës në Kuvend – Sveçla para gjyqit
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 22 korrik 2025 – qendra.info
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është paraqitur sot në Gjykatë së bashku me ish-deputetin dhe aktivistin e njohur të Vetëvendosjes, Salih Zyba, i njohur si “komandanti”.

Ata janë duke u përballur me drejtësinë për rastin e njohur të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ngjarje që kishte ndodhur gjatë kohës së protestave parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje. Bashkë me ta, në seancë janë paraqitur edhe deputetet Fitore Pacolli dhe Drita Millaku.

Sipas aktakuzës të ngritur më 26 korrik 2019 nga prokurori Eset Rama, Sveçla, Zyba, Pacolli dhe Millaku akuzohen se me veprimet e tyre kanë penguar vazhdimin e seancës plenare duke shkaktuar evakuimin e të gjithë deputetëve nga salla e Kuvendit.

Prokuroria pretendon se kjo ishte një ndërhyrje e paligjshme në punën e organit më të lartë legjislativ të vendit. Procesi gjyqësor është duke vazhduar dhe pritet që seancat në ditët në vijim të hedhin më shumë dritë mbi përgjegjësinë individuale të të akuzuarve.

qendra.info do të sjellë për lexuesit e saj të gjitha zhvillimet nga ky rast gjyqësor që përfshin figura kyçe të politikës aktuale në Kosovë.

Related

Previous Post

Kurti jep 3 ministri e zv.kryeministrin – Limaj do vetëm kryeparlamentarin

Next Post

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publik

Next Post
Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publik

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publik

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.