Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gazetari Martens e vazhdon “belanë” me Vjosa Osmanin, e godet që tha se Trump e meriton çmimin Nobel

Enesa Veseli by Enesa Veseli
06/02/2026
in Lajme
0
Gazetari Martens e vazhdon “belanë” me Vjosa Osmanin, e godet që tha se Trump e meriton çmimin Nobel
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, po vazhdon kritikat e tij ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ambicien e saj për t’u rizgjedhur presidente duke u prezantuar si e afërt me presidentin e ShBA’së.

Me një postim ironizues në X, Martens komenton deklaratën e Osmanit se Donald Trump duhet të marrë Nobelin për Paqe.

Ai thotë se sugjerimi i Osmanit është i njëjtë me atë të liderit me prirje autoritare të Hungarisë, Viktor Orban, që po ashtu para zgjedhjeve në vendin e tij është parë të ‘flirtojë’ me të qenit i afërt me Trumpin.

“Trumpi është thjesht Trump dhe shpërndan një video ku Barack dhe Michelle Obama paraqiten si majmunë. Ndërkohë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, një udhëheqëse largpamëse me integritet të shkëlqyer moral, sugjeron, siç bëri Orban para saj, që Trump duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqen”, ka shkruar Martens.

Martens e vazhdon postimin me ironi ndaj Osmanit.

“Njerëzit në Ukrainë, Danimarkë, Grenlandë, Kanada, Poloni etj., ose të dashurit e atyre që u vranë nga ICE, mund të mos e ndajnë këtë entuziazëm. Por me siguri, njerëzit e çliruar nga diktatori i tyre në Venezuelë së shpejti do të shijojnë frytet e demokracisë, që është gjithça që dëshiron Trump. Pra, një zgjedhje e mirë nga Osmani”.

Related

Previous Post

Manipulime me vota: Arrestohet shefja e kabinetit të kryetarit të Deçanit

Next Post

Koci i pakënaqur me numrin e protestuesve: Më shumë gazetarë dhe njerëz duke e pritur autobusë, sesa protestues

Next Post
Koci i pakënaqur me numrin e protestuesve: Më shumë gazetarë dhe njerëz duke e pritur autobusë, sesa protestues

Koci i pakënaqur me numrin e protestuesve: Më shumë gazetarë dhe njerëz duke e pritur autobusë, sesa protestues

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.