Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gërvalla: Synojmë rizgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, por duhen edhe votat e opozitës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
24/12/2025
in Lajme
0
Gërvalla: Synojmë rizgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, por duhen edhe votat e opozitës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e partisë GUXO, Donika Gërvalla, ka deklaruar se koalicioni qeverisës VV–Guxo synon ta rizgjedhë Vjosa Osmanin presidente të Kosovës për një mandat të dytë. Ajo theksoi se shumica aktuale nuk i ka votat e mjaftueshme për ta zgjedhur e vetme presidenten dhe se procesi kërkon edhe mbështetjen e opozitës.

Gërvalla tha se dëshira e tyre është që zgjedhja e presidentes të bëhet në muajin mars, por paralajmëroi për rrezikun e një bllokade institucionale për shkak të qëndrimeve kundërshtuese të partive opozitare.

“Ne duam ta zgjedhim presidenten, por nuk mund ta bëjmë këtë vetë. Nevojiten edhe votat e opozitës dhe aktualisht nuk shoh gatishmëri nga ana e tyre. Prandaj duhet të punojmë që të mos hyjmë në një bllokadë,” ka deklaruar Gërvalla.

Ajo shtoi se nuk dëshiron të japë më shumë komente për këtë çështje, pasi debati pritet të zhvillohet në muajin prill, kur presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati aktual.

Gjatë deklarimit të saj, Gërvalla ka kritikuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke thënë se kjo parti nuk është dëmtuar nga Vjosa Osmani, por nga individë dhe vendime të brendshme të saj.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë vazhduar ta kritikojnë punën e presidentes Osmani, veçanërisht për qasjen e saj të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje dhe shumicën qeverisëse.

Related

Previous Post

Netanyahu kërcënon të sulmojë Gazën, pavarësisht armëpushimit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.