Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Giro d’Italia në Shqipëri, vjen lista e notave nga ndërkombëtarët: Gjithçka ishte perfekt!

Valon Arifi by Valon Arifi
07/07/2025
in Lajme
0
Giro d’Italia në Shqipëri, vjen lista e notave nga ndërkombëtarët: Gjithçka ishte perfekt!
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

RCS Sport & Events, organizatorja e eventeve sportive më të rëndësishme ndërkombëtare, ndër to dhe e Giro d’Italia, ka dërguar një letër falënderimi për Policinë e Shtetit shqiptar, pas përfundimit me sukses të tri etapave të zhvilluara në Shqipëri më 9, 10 dhe 11 maj 2025.

Në letrën zyrtare drejtuar autoriteteve shqiptare, RCS Sport & Events vlerëson maksimalisht angazhimin e Policisë së Shtetit në garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së garës.

Organizatorët theksojnë se rezultati i arritur ishte maksimal, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në garantimin e rendit dhe sigurisë përgjatë gjithë itinerarit në territorin shqiptar.

“Shprehim konsideratën më të lartë për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar.

Shërbimi i eskortës, i realizuar me përpikmëri nga efektivët e Policisë Rrugore, që shoqëruan çiklistët gjatë çdo faze të garës, si dhe siguria e garantuar në çdo pikë kritike të itinerarit, nga Policia e Shtetit, vërtetuan aftësinë organizative dhe shkallën e lartë të trajnimit të strukturave tuaja.

Rezultati i arrirë, si në aspektin sportiv ashtu dhe në sigurinë e garës, ka qenë maksimal, dhe është vlerësuar unanimisht nga mediat sportive, organizmat më të larta të çiklizmit ndërkombëtar, kolegji i komisarëve, drejtoria e garës, si dhe nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse”, shkruhej në letër.

Related

Previous Post

Laptopi i Bllacës, Panduri thotë se mori mesazhe kërcënuese nga ish-punonjës të EULEX-it

Next Post

Preshevë – Vajza sulmohet nga 8 qen endacakë.

Next Post
Preshevë – Vajza sulmohet nga 8 qen endacakë.

Preshevë – Vajza sulmohet nga 8 qen endacakë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.