Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjermanisë i duhen punëtorë ndërtimi, por qeveria e re përgjysmon kuotat për Ballkanin Perëndimor

Industria e ndërtimit kritikon marrëveshjen e koalicionit ndërmjet CDU/CSU dhe SPD lidhur me përgjysmimin e kontingjentit të forcave të punës nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Valon Arifi by Valon Arifi
18/04/2025
in Lajme
0
Gjermanisë i duhen punëtorë ndërtimi, por qeveria e re përgjysmon kuotat për Ballkanin Perëndimor
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi, për ta përgjysmuar kontingjentin e forcave të punës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor është “befasues dhe i dëmshëm për degën e ndërtimit”, tha Tim-Oliver Müller, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës qendrore të Industrisë gjermane të Ndërtimit gazetave “Stuttgarter Zeitung” dhe “Stuttgarter Nachrichten” (17.04.2025). Ai iu referua projekteve të planifikuara për infrastrukturën, “që parashikojnë nevoja në rritje për forca pune”.

Një pjesë e konsiderueshme e të punësuarve të huajnë sektorin e ndërtimit vjen nga vendet e ish-Jugosllavisë, tha Müller. “Zvogëlimi i kontingjentit të rregullores për Ballkanin Perëndimor në maksimumi 25.000 forca pune e prek rëndë ekonominë e ndërtimit.”

Rregulloja e Ballkanit Perëndimor: Kushte të thjeshtuara për vizën dhe lejen e punës

Vendet e Ballkanit Perëndimor janë Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. “Migracioni i rregullt në Gjermaninë kuadër të së ashtuquajturës rregullorja e Ballkanit Perëndimor do të kufizohet me 25.000 persona në vit”, thuhet në marrëveshjen e koalicionit. Aktualisht bazuar në këtë rregullore numri i forcave të punës që tërhiqen në vit nga këto vende është rreth 50.000. Ky kontingjent vjen me kushte të thjeshtuara për dhënien e vizës dhe lejen e punës në Gjermani. Njohja e kualifikimit profesional në Gjermani nuk është kusht.

Related

Previous Post

U denoncua për dhunë në familje, 39-vjeçari kapet me arsenal armësh në Gracanicë

Next Post

Ambasadori i BE’së për masat ndaj Kosovës: S’ka përgjigje përfundimtare ende

Next Post
Ambasadori i BE’së për masat ndaj Kosovës: S’ka përgjigje përfundimtare ende

Ambasadori i BE’së për masat ndaj Kosovës: S’ka përgjigje përfundimtare ende

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.