20 nëntor 2025, Tiranë – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur sot masën e pezullimit nga detyra për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe masën plotësuese të ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Vendimi u dha nga gjyqtari Erion Çela, pas kërkesës së prokurorit të SPAK-ut, Dritan Prençi. Balluku po hetohet nën akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, në kuadër të hetimeve për procedurat e projektit të Tunelit të Llogarasë.
Me vendimin e sotëm, Balluku nuk mund të ushtrojë funksionet e saj si zv.kryeministre dhe ministre deri në përfundimin e hetimeve. Ndërkohë, ndalimi i daljes jashtë vendit synon të garantojë vijimin e procesit hetimor pa rrezik shmangie ose pengimi.
SPAK vijon hetimet për një sërë procedurash tenderimi në fushën e infrastrukturës, ndërsa priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.

