Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Shëndeti

Gjumi i dobët lidhet me 172 sëmundje, përfshirë demencën, Parkinsonin dhe diabetin

Enesa Veseli by Enesa Veseli
05/08/2025
in Shëndeti
0
Gjumi i dobët lidhet me 172 sëmundje, përfshirë demencën, Parkinsonin dhe diabetin
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një studim i ri ka zbuluar lidhje të forta midis zakoneve të dobëta të gjumit dhe 172 sëmundjeve të ndryshme, përfshirë demencën, diabetin tip 2 dhe sëmundjen e Parkinsonit. Sipas këtij hulumtimi, 92 prej këtyre sëmundjeve kishin më shumë se 20% të rrezikut të tyre të lidhur me gjumin e çrregullt.

Studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të mbi 88,000 të rriturve nga databaza e UK Biobank, duke vëzhguar cilësinë e gjumit dhe diagnozat e sëmundjeve gjatë një periudhe mesatare prej 7 vjetësh.

Rezultatet treguan se modelet e parregullta të gjumit – si fjetja në orare të ndryshme dhe çrregullimi i ritmit cirkadian – rrisin rrezikun për dhjetëra sëmundje, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Në 42 raste, rreziku për sëmundje si mosfunksionimi fizik në pleqëri, gangrena, fibroza dhe cirroza e mëlçisë ishte të paktën i dyfishuar.

Gjumi i dobët rezultoi gjithashtu i lidhur me raste të shtuara të hipertensionit, dështimit akut të veshkave dhe çrregullimeve neurologjike.

Sipas autorit kryesor, prof. Qing Chen, nuk është e mjaftueshme vetëm të flitet për kohëzgjatjen e gjumit – rregullsia e ritmit të gjumit është po aq e rëndësishme për shëndetin afatgjatë.

Hulumtuesit tani synojnë të kuptojnë pse çrregullimet e gjumit shkaktojnë sëmundje dhe si mund të parandalohen ato.

Related

Previous Post

Studim i ri: Botoksi mund të lehtësojë dhimbjet nga çrregullimi i nofullës, pa efekte anësore

Next Post

Bima që ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet dhe shëron infeksionet

Next Post
Bima që ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet dhe shëron infeksionet

Bima që ul kolesterolin, lehtëson dhimbjet dhe shëron infeksionet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.