Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjuriq: “Kosova nuk do të anëtarësohet në KiE sepse Serbia nuk e lejon këtë”

Valon Arifi by Valon Arifi
07/05/2025
in Lajme
0
Gjuriq: “Kosova nuk do të anëtarësohet në KiE sepse Serbia nuk e lejon këtë”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se për më pak se 10 ditë do të mbahet votimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ka pretenduar se “ajo nuk do të anëtarësohet” sepse, sipas fjalëve të tij, “Serbia ka arritur të sigurojë mbështetjen e disa prej aktorëve kryesorë nga BE-ja”, transmeton Paparaci.

“Kosova nuk do të kalojë sepse Serbia arriti të fitojë në anën e saj disa nga lojtarët kryesorë në BE. Prishtina nuk përmbushi asnjë nga kushtet, nuk ua ktheu “tokën e vjedhur” serbëve dhe nuk e formoi Asociacionin. Jo vetëm se Asociacioni nuk u formua, por ata mburren se nuk e kanë ndërmend ta formojnë atë. Duhet të luftojmë, të shpjegojmë rastin tonë dhe aty është presidenti ynë “i shkëlqyer” Vuçiq”, e tejkalon edhe veten Gjuriqi në servilizmin ndaj shefit të tij.

“Marrëdhëniet e tij me Macron, me garniturën e kaluar gjermane… Këto janë marrëdhëniet që Vuçiqi ka ndërtuar shumë kohë më parë dhe që kanë çuar në faktin se ne kemi rreth 100.000 njerëz që punojnë në shumë kompani gjermane që janë ndërtuar në vendin tonë. Serbia realizon 64 për qind të tregtisë së saj me vendet e BE-së, dhe ne jemi një vend që është në rrugën e duhur për anëtarësim në BE”, ka vazhduar Gjuriqi me lavdërimin e diktatorit serb, të cilit më nuk i beson as publiku i brendshëm në Serbi./Paparaci.com

Related

Previous Post

“Picula: Tragedia e Novi Sad’it – Simbol i korrupsionit sistematik dhe dështimit institucional në Serbi”

Next Post

Zbulohet një punishte ilegale armësh në veri, policia bastis tri lokacione, një i arrestuar

Next Post
Zbulohet një punishte ilegale armësh në veri, policia bastis tri lokacione, një i arrestuar

Zbulohet një punishte ilegale armësh në veri, policia bastis tri lokacione, një i arrestuar

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.