Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar pa nënkryetarin serb, jepet afat 12-ditësh për përfundimin e seancës

Enesa Veseli by Enesa Veseli
30/09/2025
in Lajme
0
Gjykata Kushtetuese: Kuvendi nuk është konstituuar pa nënkryetarin serb, jepet afat 12-ditësh për përfundimin e seancës
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim në favor të Listës Serbe, duke konstatuar se Kuvendi ende nuk është konstituuar për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.

Sipas aktgjykimit, seanca konstituive e nisur më 15 prill 2025 nuk ka përfunduar, pasi nuk është respektuar neni 66 dhe neni 67 i Kushtetutës, që përcaktojnë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Për këtë arsye, gjykata ka urdhëruar që procesi të përfundojë brenda 12 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Gjykata ka bërë thirrje që të gjithë deputetët të ushtrojnë funksionin e tyre kushtetues në përputhje me interesin e Republikës së Kosovës, duke siguruar zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Deri në përfundimin e procedurës, mbetet në fuqi masa e përkohshme e vendosur më 5 shtator.

Presidentja Vjosa Osmani, më herët, kishte deklaruar se pas skadimit të masës së përkohshme do ta ftojë partinë fituese të zgjedhjeve për të caktuar mandatarin për formimin e qeverisë. “Vendimi për masën e përkohshme nuk paragjykon vendimin përfundimtar, por ndërkohë ndalon çdo veprim institucional për zgjedhjen e qeverisë”, u shpreh Osmani.

Në anën tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër Kushtetuesen, duke e quajtur vendimin një bllokadë të panevojshme që ka lënë 120 deputetët “të vegjetojnë” për 25 ditë. Ai akuzoi gjykatën se po vepron si “zgjatim politik” i opozitës dhe e krahasoi masën me një “vendim absurd mjekësor” që do t’i fuste gjyqtarët në pushim shëndetësor.

👉 Ky aktgjykim hyn në fuqi ditën e publikimit nga Gjykata Kushtetuese dhe pas njoftimit të palëve.

Related

Previous Post

Anketa në Ballkanin Perëndimor: Erdogan tejkalon Trump, lideri më i pëlqyer në rajon

Next Post

Shefi i Pentagonit trondit ushtrinë amerikane: Mjaft me “mbeturina ideologjike”

Next Post
Shefi i Pentagonit trondit ushtrinë amerikane: Mjaft me “mbeturina ideologjike”

Shefi i Pentagonit trondit ushtrinë amerikane: Mjaft me “mbeturina ideologjike”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.