Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës, i vendoset masa arrest shtëpie

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/08/2025
in Lajme
0
Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës, i vendoset masa arrest shtëpie
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila u ndalua më 21 gusht nga forcat “Shqiponja” në Vorë, gjatë një kontrolli rutinë.

39-vjeçarja, e njohur edhe me emrin Marina Fara, u kap me 2.4 gramë kokainë në automjetin e saj. Para trupës gjykuese, mes lotësh, ajo deklaroi se substanca narkotike ishte për përdorim vetjak.

 

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të saj, gjykata vendosi që Kapurani të qëndrojë në arrest shtëpie, ndërkohë që hetimet do të vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Emri i saj nuk përmendet për herë të parë në dosjet e policisë. Më herët, Marina Fara ishte përfshirë në përgjimet e operacionit “Mezhgorani”, gjatë të cilit u arrestuan mbi 30 persona. Në atë kohë, dyshimet ndaj saj lidhen me ndihmën e mundshme për arratisjen e dy të dyshuarve për trafik narkotikësh.

Aktualisht, hetuesit do të verifikojnë nëse rasti i fundit lidhet me episode të tjera të mëparshme, apo nëse kemi të bëjmë vetëm me përdorim personal, siç pretendoi ajo para gjykatës.

Related

Previous Post

Abelard Tahiri: LVV ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së

Next Post

Vdes në Tiranë 39-vjeçarja nga Kosova, Policia nis hetimet

Next Post
Vdes në Tiranë 39-vjeçarja nga Kosova, Policia nis hetimet

Vdes në Tiranë 39-vjeçarja nga Kosova, Policia nis hetimet

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.